Si tregimi “Nakba” mohon paqen

Daullja e tregimit të “Nakba” përjetëson dhe shtyn më tej konfliktin por dhe shtyp shpresën e pajtimit.


Nga Boaz Rodkin, Ambasadori i Izraelit në Shqipëri

Dita kur Izraeli feston pavarësinë mund të kishte qenë dhe dita kur Palestinezët të festonin pavarësinë e tyre. Por në vitet 1947-1948 udhëheqësit Arabë kërkuan luftën në vend të bashkëjetesës dhe sot e kësaj dite, daullja e tregimit të “Nakba” përjetëson dhe shtyn më tej konfliktin por dhe shtyp shpresën e pajtimit.

Nuk është e nevojshme të kesh doktoraturë mbi këtë temë për të vlerësuar sasinë e madhe dhe të dukshme të dëshmive arkeologjike, të objekteve të lashtë dhe të letërsisë historike që dëshmojnë jetën e Hebrejve në Tokën e Izraelit që nga kohët biblike deri në kohët moderne; para pushtimit Arab të tokës, në shekullin e VII. Sidoqoftë, tregimi Palestinez “Nakba” për katastrofën e shkaktuar nga krijimi i Izraelit shërben për të zëvendësuar 4000 vjet të Historisë Hebreje në Tokën e Izraelit me një teori konspiracioni të ndyrë për kolonizimin e tokave Arabe nga Hebrejtë- Europianë.

Përveç se mundohet të fshijë historinë Hebreje nga toka, tregimi cinik “Nakba” fshin menjëherë ngjarjet para dhe pas luftës për pavarësi në periudhën 1947-1948.

Ndërsa Hebrenjtë e territorit të mandatit e pranuan, Arabët Palestinezë e hodhën poshtë rezolutën e OKB-së vitit 1947 për të krijuar shtete të pavarura Arab dhe Hebre – dy shtete për dy popuj – gjë që do të kishte shmangur konfliktin aktual.

Njera palë nuk mund të jetë e humbur sepse shtatë shtetet fqinje Arabe i shpallin të gjithë së bashku luftë një shteti të sapolindur të Izraelit dhe e sulmojnë atë në të gjitha frontet sëbashku me shumë Arabë Palestinezë. Dikush nuk mund të bëjë sikur s’e di se qëllimi i qartë i udhëheqësve Arabë ishte që të kryenin një spastrim etnik dhe “për ti hedhur në det Hebrenjtë”.

Askush nuk mund të harrojë faktin se udhëheqësit Arabë nxitën Arabët Palestinezë që të braktisin shtëpitë e tyre, duke u premtuar se do të kthehen pasi Judenjtë të dëbohen.

Por nuk mund të lihet pa përmendur shkëmbimi i popullsive që ndodhi si pasojë e konfliktit; që, ashtu si ata 700,000 Arabë që u larguan nga shtëpitë e tyre në territorin e Mandatit, rreth 800.000 Hebrej u dëbuan nga shtëpitë e tyre në shumicën e vendeve Arabe – nga Egjipti në Irak, nga Tunizia në Jemen.

Megjithatë, ndërsa refugjatët Hebrej e hoqën statusin e refugjatit, kur ata ishin të integruar në shoqërinë Izraelite, Arabët Palestinezë u braktisën mizorisht nga vëllezërit e tyre Arabë, të cilët u mohuan atyre shtetësinë dhe i detyruan të jetojnë në varfëri në kampet e refugjatëve në të gjithë Lindjen e Mesme; të gjitha këto vetëm për të përjetësuar statusin e refugjatit dhe kështu përjetësimin e konfliktit me Izraelin.

Në të vërtet, kërkesa e Palestinezëve për “të drejtën për t’u kthyer” në Izrael është jo e ardhmja e shtetit Palestinez në krah të tij, por është një thirrje e vazhdueshme për shkatërrimin e shtetit të Izraelit.

Për dekada të tëra, që përpara luftës së vitit 1948, nëpërmjet revoltave, por edhe sot, pavarësisht marrëveshjeve të procesit të paqes të firmosura midis Izraelit dhe udhëheqjes Palestineze, kanë rrahur daullet e luftës me tregimin “Nakba” duke mbështetur dhe nxitur kulturën e urrejtjes ndaj Izraelit. Shumë larg për të dënuar terrorizmin, figurat politike drejtuese Palestineze kanë vlerësuar sulmet brutale kundra Izraelitëve, ndërkohë vazhdojnë të lejojnë të përhapen materialet shpifëse për Hebrenjtë ku inkurajohen sulmet e terroristëve, të cilat qarkullojnë në shkollat e drejtuara nga shteti.

Jo aq larg në kohë, që prej Tetorit të vitit 2015, motivi më i përhapur i rrëfimit “Nakba” është përdorur për të frymëzuar palestinezët të qëllojnë gjakftohtësisht me thika mbi civilët izraelitë nëpër rrugë, t’i shtypin ata me makina, të kërkojnë që të marrin gjithçka ose asgjë,e të mbajnë gjendjen e konfliktit të vazhdueshëm me Izraelin. Kjo është vazhdimësia e tërbimit të udhëheqësve Palestinezë krejtësisht kundër konceptit të Shtetit të Izraelit: është rezultat i viteve të kundërshtimit, të “JO”- së së Yaser Arafatit për një shtet Palestinez të Camp Davidit, i një tregimi që predikon supremacinë Arabe dhe hedhjen poshtë të çdo gjëje që shpreh diçka që ka të bëjë me sovranitetin e Izraelit në rajon.

Në vend që të mësojë brezin e ri që të pranojnë bashkekzistencën me fqinjin e tyre, Izraelin, udhëheqja Palestineze është duke e thelluar ndjenjën e zhgjakësimit në mendjet e tyre. Duke bërë këtë ata po i detyrojnë Palestinezët që të përjetojnë vuajtje edhe më të mëdha. Ndërkohë që Izraeli nuk është pa të meta, qytetarët arab të vendit, pamohueshmërisht harlisen në demokracinë që gëzon Izraeli; Të njejtin prosperitet mund të gëzonin të gjithë Palestinezët nëse kalonte një rezolutë e pranuar nga të dy palët rreth konfliktit. Por duke kërkuar dhe nxitur që Palestinezët vazhdimisht të përbuzin Shtetin e Izraelit, tregimi “Nakba” po ua zhduk palestinezëve edhe vizionin për të ardhmen edhe mendimin aq të nevojshëm për t’i sjellë ata në paqe dhe prosperitet.
Nga Boaz RODKIN
Ambasador i Izraelit në Tiranë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit