Hakersat izraelitë zbulojnë listën e sulmeve të planifikuara nga ISIS
Kompania izraelite e siber-spiunazhit “Intsights” ka zbuluar një listë të sulmeve të planifikuara nga Shteti Islamik, që përfshin sulme kundër bazave ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Gjetja u realizua pasi hakeruan një chat të grupit terrorist në aplikacionin e mesazheve “Telegram”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Sipas bashkë – themeluesit dhe nënkryetarit të “Intsights”, Alon Arvatz, ndër pikat prioritare për sulmet terroriste të përmendura në listë janë bazat në Kuvajt, Bahrein dhe Arabi Saudite, në shenjë hakmarrjeje kundër ushtrisë amerikane dhe aleatëve të saj për përdorimin e tyre si bazë e sulmeve ajrore kundër xhihadistëve në Siri dhe Irak.
Kompania gjithashtu pohon se në mesazhet e hakeruara janë zbuluar edhe kërkesat që ISIS ka bërë për kryerjen e sulmeve dhe disa nga objektivat më potenciale janë sulmuar tashmë nga besnikët e organizatës terroriste. Njëri prej tyre, ishte dhe sulmi ndaj kishës në Normandi, Francë, ku u vra një prift 85 vjeç.
Ndërkohë lista e plotë e sulmeve te planifikuara që njihet nga një rreth 500 pjesëmarrësit në grupin e mesazheve, përfshin bazat e forcës ajrore në Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera të Europës Perëndimore, si dhe ato izraelite. /DITA