Futbollistët shqiptarë të Izraelit


Tirane, 4 shkurt 2014 –  Hamdi Salihi firmosi një kontratë 1.5-vjeçare me klubin izraelit, Hapoel Ako, duke u bërë kështu shqiptari i shtatë që luan në “tokën e shenjtë”. Aktualisht, në Izrael luan kosovari Besart Abdurahimi me Hapoel Tel Avivin, ndërkohë që më parë në atdheun e hebrenjve kanë luajtur Viktor Paço, Adrian Aliaj, Ismet Manushi, Amarildo Zela dhe Elvin Beqiri. Futbolli izraelit është i shpejtë, teknik, ndërkohë që ka disa skuadra me emër në nivel evropian, si Makabi Tel Aviv, Hapoel Tel Aviv, Makani Haifa. Gazeta “Telegraf” sjell një speciale mbi shtatë lojtarët shqiptarë në Izrael.

VIKTOR PAÇO
Vlonjati Viktor Paço, pasi kishte shpenzuar një pjesë të mirë të karrierës së tij në Slloveni, ku u shpall kampion me Mariborin në sezonin 1997-1998, u transferua në Izrael për të veshur fanellën e Hapoel Jerusalem, që në atë kohë merrte pjesë në kategorinë e dytë izraelite, për të cilin luajti gjysmën e sezonit 1998-1999. Bëri një paraqitje shumë të mirë, duke shënuar 9 gola në 13 ndeshje. Në fazën e dytë të kampionatit u transferua te Makabi Haifa i Ligës 1 Liga ha’Al), duke luajtur 14 ndeshje e shënuar 4 gola), Në karrierën e ish-sulmuesit të Flamurtarit e Kombëtares (4 ndeshje), i cili kishte fituar “Këpucën e Artë” në sezonin 1996-1997 (14 gola me Flamurtarin), janë dhe dy skuadra të tjera izraelite: Beitar Jerusalem (1999-2000, 37 ndeshje/13 gola) dhe Hapoel Haifa (2000-2001, 32 ndeshje/7 gola). Në sezonin 1999-2000, Beitar Jerusalem, falë golave të Viktor Paços në çerekfinale (eliminoi Makabi Netanya) dhe gjysmëfinale (eliminoi Hapoel Kvar Saba), arriti deri në finalen e Kupës së Izraelit, në një finale dramatike 2-2 me Hapoel Tel Avivin (më 17 maj 2000), të vendosur më pas nga seria e penalltive: 4-2 për Hapoel Tel Aviv. Viktor Paço i shënoi të dy golat e Beitar Jerusalemit: 1-1 në sekondat e fundit të kohës së rregullt (90’), dhe 2-2 në minutat e fundit të shtesës (118’). Hapoel Tel Aviv kishte shënuar me anë të Dean Racunica (87’) dhe Salima Tuama (115’). Gjithsesi, edhe pse humbi finalen, Beitar Jerusalem mori pjesë në Kupën UEFA në sezonin 2000-2001. Viktor Paço vlerësohej si një yjet e Beitar Jerusalem. Ai shënoi 21 gola në 67 ndeshje në sezonet 1999-2000 dhe 2001-2002, ndërkohë që ishte i adhuruar nga fansat. Në katër vjet e gjysmë në Izrael, Viktor Paço shënoi 41 gola. Viktor Paço ka luajtur edhe në Greqi me AEK-un e Athinës dhe AEK-un e Larnakës; në Slloveni me Mariborin; në Kroaci me Hajdukun e Splitit dhe në Turqi me Kocaelisporin. Aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara, duke qenë trajner i ekipit të rinjve të Rochester Rhinos të Nju Jorkut, ku më parë edhe ai kishte luajtur si futbollist.

ADRIAN ALIAJ
Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Adrian Aliaj, edhe ky vlonjat, ka veshur fanellën e Makabi Petah-Tikva në sezonin 1999-2000, duke u aktivizuar në 17 ndeshje e shënuar 2 gola. Ai mbërriti në Izrael nga belgët e Standardit të Liezhit, ndërkohë që në karrierën e gjatë të tij janë edhe klubet: Partizanit (1192-1995), Hanover 96 (Gjermani), Hajduk Split (Kroaci), La Louviere (Belgjikë), Charleroi (Belgjikë), Rot Vais-Oberhausen (Gjermani), Stade Brest (Francë) dhe NK Solin (Kroaci). Në Izrael, Adrian Aliaj fitoi me Makabi Petah-Tikva kompeticioni Toto-Cup, duke mundur në finale 4-1 Macabi Haifa. Aliaj luajti vetëm gjashtë muaj në kampionatin izraelit. Aktualisht, Adrian Aliaj është agjent i FIFA-s dhe ka krijuar edhe kompaninë e tij të menaxhimit të lojtarëve, duke sjellë disa futbollistë kroatë në kampionatin shqiptar.

AMARILDO ZELA
Ish-mesfushori sulmues Amarildo Zela ka luajtur në pesë vende të ndryshme gjatë karrierës së tij 17-vjeçare, duke veshur fanellat e 14 skuadrave, të cilin e nisi me Partizanin në vitin 19931 dhe e mbylli me austriakët e SK Vorverts Steyr në vitin 2008. Ish-lojtari i Kombëtares (2 ndeshje) ka luajtur në Izrael me Hapoel Jerusalem dhe Hapoel Beer-Sheva në sezonin 2000-2001.

ELVIN BEQIRI
Mbrojtësi shkodran u huazua te Makabi Tel Aviv nga rusët e Alanias, pasi ai nuk dëshironte të luante në ligën e dytë ruse. Makabi ishte një emër i njohur për Elvin Beqirin, pasi skuadra izraelite kishte luajtur në Ligën e Kampioneve. “Qëndrova vetëm në fazën e dytë. Futbolli në Izrael është shumë i zhvilluar shumë, është shumë shpejt dhe teknik, në raport me atë ukrainas dhe rus, ku kisha luajtur më parë . Njerëzit janë të dashur dhe të respektuar, sidomos me te huajt. Qyteti i Tel Avivit është i bukur, bregdetar. Ka shumë vende të bukura. Sigurisht, nuk mund të mungonte edhe një vizitë në Murin e Lotëve në Jeruzalem. Kam ikur me përshtypje te mira prej atij vendi”, – tha Beqiri për gazetën “Telegraf”. Elvini ka luajtur për Vllazninë në vitet 1999-2003, për t’u rikthyer sërish në vitin 2008. Beqiri ka veshur edhe fanellat e Metalurg Donteskut në Ukrainë, Alania Vladikavkazit në Rusi, Makabi Tel Avivit në Izrael, Khazar Lankaran në Azerbajxhan.

HAMDI SALIHI
Sulmuesi i Kombëtares, 11 gola në 47 ndeshje, firmosi në orët e fundit të merkatos së janarit, pra më datë 31 janar. Hapoel Ako ishte në fakt, opsioni i dytë i tij, por ky klub i bëri një ofertë më të mirë financiare se Hapoel Bnei Sakhnin, duke i ofruar 150 mijë euro. Ishte agjenti i FIFA-s, Adrian Aliaj, ai që i sugjeroi Salihit pistën izraelite. Vetë Aliaj kishte luajtur në Izrael me Makabi Petah-Tikva. Gjithsesi, Salihi nuk ishte një emër i panjohur për klubet izraelite, pasi ai i kishte shënuar dy gola Hapoel Beer Shevës, kur Vllaznia luajti kundër tij në Kupën Intertoto në vitin 2004. Salihi ka luajtur edhe kundër Hapoel Tel Avivit në Kupën UEFA, kur shkodrani ishte pjesë e Rapidit të Vjenës. Hamdi Salihi ka veshur fanellën e shtatë klubeve, dy prej tyre në Shqipëri, Vllazninë (35 gola); Tiranën (49 gola), si dhe pesë jashtë vendit: Panionos (Greqi); Sv Ried (42 gola), Rapid Vienë (57 gola), të dyja këto në Austri. Ai ka luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me D.S.Junaitid (7 gola) dhe në Kinë, me Jiangsu Sainty (12 gola). Ai konsiderohet si një gjahtar goli, ndërkohë që gjatë karrierës së tij ka shënuar vetëm në kampionate, jo pak, por 204 gola në 393 ndeshje.

ISMET MUNISHI
Mesfushori kosovar, Ismet Munishi, është një tjetër futbollist shqiptar që ka luajtur në Izrael. Gjilanasi është aktivizuar (10 ndeshje) me Makabi Herzilya (2000-2001), i huazuar nga sllovenët e Olimpija Ljubljana. “Ishte një klub i organizuar, qyteti ishte i bukur, ndërsa njerëzit e jashtëzakonshëm. Hertelija ndahej Unë kam luajtur si mesfushor, por dhe si mbrojtës. Skuadra kishte dhe disa lojtarë të huaj, si slloveni Robert Marushiç, anglezi Danil Grives, hungarezi Stefan Sheloj, ukrainasi Oleg Neruda. Luante dhe lojtari i famshëm izraelit, Jicik Zoa”, – tha Munishi për gazetën “Telegraf”. Herzlija ndodhet në Izraelin qendror, pranë Tel Avivit, ndërsa emrin e ka marrë nga Teodor Herzl, i konsideruar si “babai i Izraelit” modern. Karriera e Ismet Munishit përfshin klube në Slloveni (Maribor, Olimpija Ljubljana, ND Mura 05, NK Smartno, NK Korotan Prevalje); Turqi (Shekerspor), Ukrainë (Vorskla Poltava), por dhe për Besën e Kavajës, si dhe Flamurtarin e Vëllaznimin në Kosovë.

BESART ABBDURAHIMI

Besart Abdurahimi shpërtheu me dy gola për skuadrën e tij izraelite, Hapoel Tel Aviv, e cila ka mposhtur para shikuesve të vet ekipin e Ramat Hasharon me rezultatin 3-0. Futbollisti shqiptar me pasaportë kroate i shënoi golat në minutën 9-të dhe të 16-të të pjesës së parë të ndeshjes. 23-vjeçari luan te ky ekip në formë huazimi nga skuadra kroate, NK Zagreb, ndërsa në 7 ndeshje deri më tani ka shënuar 3 gola. Hapoel Tel Aviv zë vendin e tretë në elitën e futbollit izraelit. Ai ka të gjitha mundësitë të luajë me Shqipërinë. Ai është një sulmues 1.78 i gjatë, i shpejtë, teknik dhe që luan jo vetëm në sulm por edhe në krahë të mesfushës. Djaloshi me origjinë nga Gradeci i Maqedonisë, i lindur dhe rritur në Zagreb, është prodhim i futbollit kroat, i dalë nga akademia e NK Zagreb dhe lojtar i moshave U-19 dhe U-21 të Kroacisë.

 

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit