Vdekja e ish-Presidentit të Izraelit, Meta ngushëllon ambasadorin: Ishte lider botëror
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Izraelit në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit, Shimon Peres.
Meta u prit nga Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin dhe më pas la një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës. Në mesazhin e tij, Kryetari i Kuvendit theksoi se Shimon Peres ishte në lider i madh botëror, që frymëzoi përpjekjet jo vetëm për paqe në Lindjen e Mesme, por edhe për paqen në botë.
“Shimon Peres ishte në lider i madh botëror, që frymëzoi përpjekjet jo vetëm për paqe në Lindjen e Mesme, por edhe për paqen në botë. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë shpreh solidaritetin më të fortë për familjen e tij, popullin hebre dhe institucionet e Izraelit, këtij aleati të rëndësishëm të Shqipërisë”, – shkroi Meta ndër të tjera në mesazhin e tij të ngushëllimit.