Festat e Nëntorit, ambasada e Shqipërisë në komunitetin shqiptaro-hebre
(Izraeli Sot) – Me rastin e Festave të Nëntorit, së bashku me komunitetin shqiptaro-hebre, Ambasada organizoi një pritje kokteil. Ambasadori Canaj uroi festa kombëtare, informoi të pranishmit për përmbylljen me sukses të Samitit të Diasporës dhe lehtësirave konsullore që Ministria e Jashtme do të ofrojë për bashkatdhetarët tanë në të gjithë botën.
Në këtë event foli Presidentja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, Felicita Jakoel, e cila solli përvojën personale nga Samiti i Diasporës dhe përshëndeti komunitetin me rastin e 25 vjetorit të emigrimit të tyre në Izrael.
Gjithashtu përshëndeti fotografi i mirënjohur izraelit Doron Bacher, që ka realizuar setin fotografik 25 vjet më parë, kur ky komunitet erdhi në Izrael. Po kështu ai informoi për realizimin e një fotogalerie të re nga Shqipëria, 1 muaj pas vizitës që zhvilloi atje, duke evidentuar ndryshimet e mëdha social-ekonomike që ka përjetuar Shqipëria në këto 25 vitet e fundit.