Workshop akademik midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Fakultetit Bujqësor të Jerusalemit
(Izraelisot) – Sot filloi Workshop-i Akademik mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Fakultetit Bujqësor të Universitetit Hebraik të Jerusalemit.
Të dy stafet e profesoratit diskutuan për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili do t’i hapë rrugë intershipeve të studentëve shqiptarë pranë Faklutetit të Bujqësisë në Izrael, studimeve të avancuara për Master dhe Doktoraturë si dhe hartimit të programeve të përbashkëta në fushat e Agro-Bujqësisë, Veterinarisë, Bioteknologjisë, Shkencave të Ushqimit, Agro-Ekologjisë, Menaxhimit të Ujërave dhe Hortikulturës.
Palët ranë dakord të punojnë për krijimin e grupeve të përbashkëta të punës në fushën e Kërkimit Shkencor dhe në disiplinat laboratorike e ato të terrenit konkret bujqësor.