Primo Levi, i mbijetuari i Holokaustit rrëfen se çfarë e bën një vend të civilizuar
Një kërkues i rreptë mbi natyrën e fatit të tij që me zor i mbijetoi ishte shkrimtari dhe kimisti italian hebre Primo Levi (30 korrik 1919- 11 prill 1987).
I arrestuar si një anëtar i rezistencës anti-fashiste dhe pasi u internua në Aushviç në vitin 1944, Levi përjetoi Holokaustin dhe përballjen e tmerrshme me vdekjen duke e kthyer në forcë njerëzore dhe ndjeshmërie me bindjen e thellë që “asnjë eksperiencë njerëzore nuk është e pakuptimtë apo e parëndësishme sa të mos ia vlejë për t’u analizuar. Tek “Mbijetesa në Aushviç”, e publikuar fillimisht si “Nëse ky është Njeri” Levi paraqet nga dëshmia dhe përjetimet e tij ndjenjat më të thella mbi disa nga pyetjet më elementare të ekzistencës njerëzore: çfarë do të thotë të jesh i lumtur, pse instiktivisht i shkaktojmë vetes fatkeqësi, si t’i kuptojmë vuajtjet e pakuptimta, ku qëndron origjina e kuptimit.
Ndër 45 njerëz që mbushën vagonin e trenit që dërgoi Levin në Aushviç, për të cilin thotë që ishte “vagoni më me fat,” vetëm katër prej tyre mbijetuan. Drejt fundit të kujtimeve të tij, në formën e një ditari, ai paraqet një pikëpamje pikëlluese e të pamundur për t’u imagjinuar nga një njeri i lirë:
Që këtu para një viti isha një njeri i lirë: i dëbuar por i lirë, kisha një emër dhe një familje, kisha një mendje të etur dhe të qetë, një trup të shëndetshëm dhe të zhdërvjellët. Mendoja për shumë, gjëra të largëta: për punen, fundin e luftes, për të mirën dhe të keqen, natyrën e gjërave dhe të ligjeve që drejtojnë sjelljen njerëzore; gjithashtu për mallet, këndimin dhe dashurinë, muzikën, poezinë. Kisha një besim të budallallepsur të thellë në dashamirësinë e fateve; të vrasësh dhe të vdesësh dukeshin gjëra me të vërtetë të huaja për mua. Ditët e mija ishin të gëzueshme edhe me mërzi, por ndihesha për ta njësoj, ato të gjitha ishin të plota dhe pozitive; e ardhmja qëndronte para meje si një thesar i madh. Sot e vetmja gjë që më mbetet nga jeta e atyre ditëve është ajo çfarë dikush ka nevojë për t’i mbijetuar urisë dhe të ftohtit; nuk jam as gjallë mjaftueshëm sa për të vrarë vetën.
Duke reflektuar mbi vetë eksperiencen e tij në kamp, Levi shkruan:
Herët apo vonë të gjithë zbulojnë që lumturia perfekte është e parealizueshme, por ka pak nga ata që ndalojnë për të marrë në konsideratë antitezen: që fatkeqësia perfekte është po ashtu e paarritshme. Pengesat që pengojnë realizimin e këtyre dy gjendjeve ekstreme janë të së njejtes natyrë: ata lindin nga gjendja jonë njerëzore që i kundërvihet çdo gjëje të pafundme.
Njohuria jonë e pamjaftueshme e së ardhmes i kundërshton këto: dhe në këtë rast, kjo quhet, shpresë, dhe në rastin tjetër, pasiguri për ditën që vjen. Siguria e vdekjes i kundërshton këto; vendos një limit në çdo gëzim por gjithashtu edhe në çdo mërzi.
Duke hedhur një sy nga eksperienca e tij në kamp, ai shton:
Ishte parehatia, të fryrat, i ftohti, etja ata që na mbajtën sipër zbrazëtirës së dëshpërimit të pafundëm, gjatë udhëtimit edhe më pas. Nuk ishte vullneti për të jetuar, as një dorëheqje e ndërgjegjshme; vetëm pak janë të aftë për kështu lloj zgjidhjesh, dhe ne ishim një shembull i zakonshëm i njerëzimit.
Duke gërmuar edhe një herë në realitetin e kampit për të vërteten universale njerëzore duke marrë parasysh realitetin e gjërë të jetës, Levi merr në konsideratë rrënjën e fatkeqësisë sonë të vetë gjeneruar- një lloj zmbrapsjeje e pafundme zakonore e pakënaqësisë:
Natyra njerëzore është e tillë që mërzia dhe dhimbja-edhe kur përjetohen njëkohësisht- nuk përputhen si një e tërë në ndërgjegjen tonë, por fshihen, sipas një ligji të caktuar të prespektivës… Kjo është arsyeja pse… njeriu nuk është asnjëherë i kënaqur. Në fakt nuk është një pyetje e paaftësisë njerëzore mbi gjendjen e lumturisë absolute, por është një njohuri e pamjaftueshme e natyrës komplekse të fatkeqësisë; kështu që një emër i vetëm i kauzës më madhore i është dhënë të gjitha kauzave të saj, të cilat janë të ndërthurura dhe veprojnë në raste urgjence. Dhe nëse shkakut më të menjëhershëm të stresit i vjen fundi, ti në mënyrë të dhimbshme vëren se një tjetër stres vjen pas tij; dhe në të vërtetë një seri e tërë stresesh të tjera.
Levi tregon se si një dikotomi e veçantë e natyrës njerëzore shfaqej në kamp:
Këtu paraqitet ekzistenca e dy kategorive thelbësore të diferencuara ndër njerëzim- të shpëtuarit dhe të mbyturit. Palët e tjera të të kundërtave (e mira dhe e keqja, e zgjuara dhe e pamenda, frika dhe kurajo, fati dhe pafati) janë në mënyrë të konsiderueshme më pak të ndryshme, duken më pak thelbësore, dhe mbi të gjitha japin mundësi për klasifikime të ndërmjetme të panumërta dhe komplekse.
Ndarja është më pak e dukshme në jetën e përditshme; rrallë ndodh që një njeri ta humbase veten. Një njeri zakonisht nuk është vetëm, dhe ngjitjet apo rëniet e tij janë të lidhura me fatet e atyre qe ka pranë; kështu që është e papranueshme që dikush të kërkoje fuqi të palimituar, apo të shkatërrohet plotësisht nga mundjet. Mbi të gjitha, të gjithë janë ne posedim të këtyre burimeve shpirtërore, fizike madje dhe financiare që probabiliteti i një përmbysjeje, i një pamjaftueshmërie totale në jetë, të jetë tejet i vogël.
Dhe duhet të marrim parasysh efektin e caktuar mbrojtës të ekzekutuar nga ligji dhe nga sensi moral që paraqet një ligj i vetë-imponuar; një vend konsiderohet si më i civilizuar në varësi të efikasitetit me të cilin ligjet e tij nuk e lejonë një të dobët të bëhet tejet i dobët dhe një të fuqishëm të bëhet tejet i fuqishëm.