DeepOptics, startup izraelit që po revolucionarizon botën e syzeve
Me këtë teknologji të re, falë edhe sensorëve të integruar ne skeletin e syzeve është e mundur të marrësh të dhëna për të kalkuluar distancën e bebes së syrit, që varion nga distancën midis individit dhe objektit që po shikohet.
DeepOptics është startup izraelit që po revolucionarizon botën e syzeve për të parë.
Me këtë teknologji të re, falë edhe sensorëve të integruar ne skeletin e syzeve është e mundur të marrësh të dhëna për të kalkuluar distancën e bebes së syrit, që varion nga distancën midis individit dhe objektit që po shikohet.
Kur bebet e syrit janë afër, xhami i suzeve përshtatet shikimit nga afër, dhe kur ato janë larg, xhami i përshtatet një shikimi në distancë.
Më konkretisht, falë kokrizave të kristaleve të lëngshme (LCD) të integruar shikimi mund të përshtatet në kohë reale. Këto kristale variojnë nga indeksi i refraksionit në funksion të objektit që vëzhgohet.
Këto syze janë një premtim interesant për shumë persona që vuajnë nga probleme të ndryshme të shikimit.
Edhe pse ende në një fazë zhvillimi, 14 kompani, midis tyre “Essilor”, numri një në botë i lenteve korrektuese, kanë investuar në këtë teknologji të jashtëzakonshme izraelite.