Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Izrael në mes të muajit tetor, për të disktuar me Shtetin e Izraelit shqetësimet aktuale rreth pranisë së Iranit në Siri.
Shoigu dhe Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Liberman, priten të diskutojnë bashkëpunimin midis Rusisë dhe Izraelit; vazhdimin e koordinimit të dy ushtrive mbi Sirinë, dhe gjithashtu furnizimin dhe pajisjen me armë të avancuara të organizatës Hezbollah nga Teherani përmes Damaskut.
Rusia është një aktor kryesor në çështjen e Sirisë, pasi mbështet hapur jo vetëm regjimin e Asadit, por dhe rëndësinë e pranisë së Iranit.