Ambasadori amerikan: Vendndodhjet janë pjesë e Izraelit
Ambasadori i Shteteve të Bashkura në Izrael, David Friedman, tha se vendndodhjet në Bregun Përëndimor “janë pjesë e Izraelit”, dhe se zgjidhja e dy-shteteve “nuk ëshëtë një term i ndihmueshëm” dhe se “ka humbur gjërësisht kuptimin e saj”, duke sjellë një përgjigje nervoze nga palestinezët.
Duke folur gjatë një interviste të transmetuar në portalin izraelit “Walla”, Friedman u put për këndvështrimin e tij në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez dhe në lidhje me spekulimet në planet e administratës Trumo për të ecur më përpara në këtë çështje. Disa nga përgjigjet e tij ishin dukshëm në kontradiktë me pozicionet e mbajtura për një kohë të gjatë nga Shtetet e Bashkuara.
“Unë mendoj se vendodhjet janë pjesë e Izraelit”, tha Friedman, duke dhënë një vështrim historik procesit qysh kur Izraeli kapo Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Lartësitë Golan në “Gjashtë ditët e Luftës 1967”. “Unë mendoj se, janë vetëm 2 për qind territore të pushtuara”, tha Friedman, duke iu referuar vendodhjeve të reja që po ndërtohen nga Izraeli jashtë “vijës jeshile”.