Tregtia midis Izraelit dhe Rusisë rritet me 25 për qind
(Izraelisot) – Marrëdhëniet tregtare midis Izraelit dhe Rusisë janë rritur këtë vit me 25 për qind. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të dy vendeve.
Gjashtë muajt e parë të vitit 2017 panë një rritje të tregtisë midis dy kombeve rreth 380 milionë dollarë më shumë, se sa e njëjta periudhë vitin e kaluar.
“Ka një potencial të madh për të rritje në tregti dhe kemi shumë punë para nesh”, tha Zeev Elkin, ministri përgjegjës për mbrojtjen e ambientit dhe çështjeve të lidhura me Jeruzalemin, gjatë një konference në Moskë rreth marrëdhënieve Rusi-Izrael.
Sipas, Temur Ben Yehuda, kryetari i Këshillit të Biznesit Izraelito-Rus, biznesmenët izraelitë po tërhiqen nga Rusia, ashtu siç ka dhe firma ruse që po investojnë në Izrael.