Kompanitë startup izraelite grumbullojnë 3.5 miliardë USD
(Izraelisot) – Kompanitë startup izraelite akumuluan afërsisht 600 milionë dollarë gjatë muajit shtator, ndërkohë që deri nga fillimi i vitit kanë krijuar fonde deri në 3.5 miliardë dollarë.
Shifrat e larta për muajin shtator, dukshëm mbi mesataren mujore të 300-400 milionë dollarëve, kanë të bëjnë me financimin prej 250 milionë dollarëve nga kompania Via, që është pjesë e Daimler.
Innoviz, një tjetër kompani auto-tech, që zhvillon sensorë për lazerat, mori si investim rreth 65 milionë dollarë nga Tier 1, që furnizojnë makinat Delphi dhe Magna. Edhe në sektorin e automobilave, StoreDot, që po zhvillon një programi për karikimin e shpejtë të baterive të makinave, grumbulloi 60 milionë dollarë, gjithashtu nga një fond i Daimler.