Legjenda Karlo Ançeloti stërvit fëmijët në Izrael
(Izraelisot) –Trajneri i famshëm italian, Karlo Ançeloti, është në Jerusalem duke stërvitur një grup fëmijësh të përbërë nga hebrenj, myslimanë, ortodoksë si pjesë e “Assist for Peace” (Ndihmo për paqen).
Projekti synon të hapë qendra sportive për të gjitha fëmijët e të gjitha kulturave dhe kombësive në “Old City”. I pyetur nga mediet izraelite, Ançeloti tha se ai “ndihej shumë mirë”.
Pak ditë më parë, Ançeloti u shkarkua si trajner i Bajernit të Munihut, pas humbjes me Paris Sën Zhermenin në Ligën e Kampioneve,
Ançeloti tha se, ai nuk kishte asnjë plan për të marrë drejtimin e një ekipi dhe se 10 muajt e ardhshëm ai dëshironte t’i kishte pushim.