
Izraeli, i 19-ti nga 113 vende për sigurinë ushqimore

(Izraeli Sot) – Izraeli renditet në vendin e 19-të nga 113 shtete në botë përsa i përket sigurisë ushqimore.
Lajmi bëhet i ditur nga një raport i Global Food Security Index 2017, i publikuar nga Economist Intelligence Unit, që e vendos Izraelin në vendin e 19-të përsa i përket përballimit, bollshmërisë dhe cilësisë së ushqimit.
Izraeli është një nga vendet më të përparuara në botë përsa i përket sektorit agrobujqësor. Vendi dallohet edhe për riciklimin e ujit për përdorim bujqësore dhe shkripëzimin e ujit të detit për konsum njerëzor.
Transformimi i ujit të detit të Mesdheut në ujë të pijshëm u shërben më shumë se 1,5 milionë njerëzve në Izrael.