Izraeli synon të dyfishojë fuqinë punëtore në teknologji
(Izraeli Sot) – Izraeli synon që brenda dekadës së ardhshme të dyfishojë fuqinë punëtore në teknologji.
Objektivi është nga 270 mijë veta që punojnë në këtë sektor, të arrihet në 500 mijë, dhe të ndihmojë “startup”-et të qëndrojnë në Izraeli dhe të rriten një kompani të mirëfillta.
Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Inovativ i Izraelit, i cili është përgjegjës për politikat e inovacionit në vend.
Izraeli është vendi i parë në botë përsa për Kërkim dhe Zhvillim (të njohura si: Research and Development (R&D). Cdo vit krijohen rreth 600 kompani të reja startup.
Në Izrael janë aktualisht 307 qendra Kërkimi dhe Zhvillimi të kompanive multinacionale, të tilla si Intel Corp., Google, IBM dhe Apple, të cilat operojnë në Izrael, një vend që quhet ndryshe “Startup Nation” dhe është renditur i dyti në botë nga Forumi Ekonomik Botëror për indeksin e inovacionit.