Teknologjia izraelite ndihmon Meksikën të gjejë viktimat e tërmetit
(Izraeli Sot) – Teknologjia e radio-valëve e zhvilluar nga firma izraelite Camero-Tech, e cila mund të “shikojë” përmes mureve ndihmoi punëtorët meksikanë të shpëtimit në Meksikë për të gjetur trupat e viktimave pas tërmetit të fuqishëm të para disa ditëve.
“Ne morëm informacion përmes përfaqësuesit tonë në Meksikë, që teknologjia jonë ishte përdorur nga punëtorët e shpëtimit dhe na ai na dërgoi neve imazhe televizive që tregonin përdorimin e sistemit tonë”, citohet Amir Beeri, CEO i firmës, nga gazeta e madhe izraelite, “Times of Israel”.
Ushtria izraelite dhe ekipet e kërkimit dhe shpëtimit e kanë përdorur teknologjinë, në më shumë se 40 vende.
Camero-Tech është themeluar në vitin 2004 dhe ka 30 të punësuar. Qendra e saj është në Kfar Netter, Izrael, dhe ajo është themeluar nga Amir dhe Amir Beeri dhe Aharon Aharon, me këtë të fundit që është kreu Autoritetit të Inovacionit të Izraelit dhe ka qenë më parë CEO i Apple Israel.