Izraeli po bëhet një partner strategjik i rëndësishëm për NATO
(Izraeli Sot) – Mesdheu Lindor po bëhet gjithmonë e më shumë një zonë strategjike e interesave të NATO-s, tha oficerja ndërmjetëse e Izraelit në aleancë, Majorja Ortal për “The Jerusalem Post”.
“Zona e Mesdheut lindor është duke u bërë shumë tërheqëse, sidomos në termat e fushave dhe platformave të gazit, e cila do të jetë edhe një fokusin strategjik në termat e kërcënimeve të mundshme. Ka një interesim të përbashkët për të mbrojtur këtë zonë”, – tha ajo.
Majorja Ortal, që e mban pozicionin e saj nga viti i kaluar, përfaqëson Izraelin në forcat detare në Londër te MARKOM i NATO-s (komanda operacionale detare për NATO-n), i tha gazetës së njohur izraelite, se ajo “shpreson të shohë në të ardhmen anijet e NATO-s duke ndihmuar për të mbrojtur Mesdheun lindor së bashku edhe anijet e Flotës ushtarake detare izraelite”.
MARCOM shërben si agjencia kryesore detare këshilluese për të gjithë rajonin.
“Izraeli është i vetmi që ka dërguar një oficer ndërlidhës te MARCOM”, tha Ortal, duke theksuar se asnjë nga vendet e Mesdheut lindor nuk e kanë një të tillë, përfshi Egjiptin.