Kaymera mbron smartfonët kundër softuerëve spiunë
NSO mbetet një nga sekretet më të mëdha. Shoqëria izraelite, e themeluar në vitin 2009, nuk ka faqe interneti, nuk është e pranishme në rrjetet sociale, drejtuesit e saj thuajse nuk japin kurrë intervista dhe informacionet mbi NSO janë subjekti i një kurioziteti të madh.
Omri Lavie, një nga “baballarët” e kësaj strukture, ka ndërtuar një kompani që ëstë armike e hakersave të internetit. Ajo u shet zgjidhje agjencive qeveritare që e merren me luftimin e krimit dhe terrorit.
E vetmja gjurmë e një kontrattë midis nSO dhe nëj shteti ka ndodhur në vitin 2015, kur gazeta e përditshme panameze, “La Prensa”, zbuloi se qeveria e Panamasë kishte shpenzuar 8 milionë dollarë për të vendosur veshin e saj në 300 smartfonë – 150 androidë dhe 150 BlackBerry.
Duke ruajtur kultin e konfindencialitetit, Omri Lavi ishte shprehur në një nga intervistat e rralla, dhënë amrikane “Defence Neës” se “ne jemi fantazma dhe ne nuk lëmë gjurmë”.
Por, Lavi pasi kishte krijuar NSO kishte krijuar edhe një startup tjetër, Kaymera, që ofron zgjidhje për telefonat inteligjentë te mbrohen nga softuerët spiunë.