Me Afimilk, 1.5 miliardë litra qumësht nga 125.000 lopë në Izrael
(Izraeli Sot) – Kompania Afimilk ka zhvilluar një kamera dhe një sistem kompjuterik të aftë për të vëzhguar dhe shpërndarë në kohë reale informacion mbi mirëqenien e një ferme mbarështuese.
Pra, në fermën prej 1000 lopë të kibucit Shefayim, sensorët dhe softueri menaxhues matën në kohë reale përmbajtjen e yndyrës dhe proteinës së qumështit, rrjedhjen e mjeljes. Falë kësaj teknologjie të zhvilluar me ndihmën e Institutit Volcani vendi ka shkallën më të lartë të produktivitetit në botë: 1.5 miliard litra qumështi të nxjerra nga 125.000 lopë.
Pajisje të teknologjisë së lartë për të menaxhuar më mirë prodhimin, nga sistemet e ftohjes së qumështit deri te matësit e rrjedhës dhe matjet biometrike. Teknologjia ka bërë që lopët izraelite të jenë më produktivet në botë. Shkenca sot mbretëron mbi lopët, duke monitoruar shëndetin, prodhimin, gjenetikën, fertilitetin dhe menaxhimin e lopëve për mish dhe ato qumështore.