Gjiganti kinez Alibaba, qendër Kërkimi dhe Zhvillimi në Tel Aviv
Gjiganti kinez i e-commerce, Alibaba, bëri të ditur se është duke hapur një qendër Kërkimi dhe Zhvillimi (R&D) në Izrael.
Duke folur në konferencën informative të Alibaba në Kinë, Shefi i Teknologjisë, Jeff Zhang shpalosi një program kërkimor global prej 15 miliardë dollarësh, që përfshin hapjen e shtatë laboratorëve “R&D” në mbarë botën gjatë tre viteve të ardhshme në Tel Aviv, Pekin, Hangzhou, San Mateo, Bellevue, Moskë dhe Singapor.
Zhang tha se Alibaba fillimisht kërkon të rekrutojë 100 kërkues të talentuar nga e gjithë bota.
Alibaba ka investuar në disa startup në Izraeli, duke përfshirë 15 milionë dollarë në Infinity Augmented Reality dhe kompane e kërkimeve e-commerce, Twiggle. (d.f./IzraeliSot)