Fondi Monetar parashikon rritje të ekonomisë së Izraelit
Fondi Monetar Ndërkombëtare shikon një rritje ekonomike prej 0,2% në Izrael pas tre viteve me inflacion negativ.
FMN e bëri parashikimin për rritjen ekomomike të Izraelit në raportin e saj të fundit mbi ekonominë botërore të publikuar përpara konferencës në Uashington DS.
FMN parashikon një rritje 3.1% të PPB (Produktit të Përgjithshëm Bruto – GDP) në vitin 2017 dhe 3.4% PPB në vitin 2018.
Në raportin e tij të fundit, në Prill, FMN parashikoi një rritje prej 3% si në vitin 2017 ashtu dhe në vitin 2018.
Në raportin e tyre të fundit, ekonomistët e FMN parashikonin një inflacion 0.2% për këtë vit dhe 0.5% për vitin 2018, duke i dhënë fund kështu tri viteve të njëpasnjëshme të inflacionit negativ midis viteve 2014 dhe 2016.
Gjithashtu, FMN parashikon një rritje prej 2.2% në SHBA për vitin 2017 dhe 2.3% për vitin 2018. Për eurozonën parashikon 2.1% këtë vit dhe 1.9% për vitin e ardhshëm. (d.f/IzraeliSot)