Qëndrimet anti-izraelite, Izraeli pason SHBA, largohet nga UNESCO
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netantahu, bëri të ditur se Izraeli do të largohet nga UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara e Edukimit, Shkencës dhe Kulturës, për shkak të qëndrimit anti-izraelit, duke ndjekur të njëjtin veprim që bëri administrata amerikane e Presidentit Trump.
Në fillim të këtij vit, UNESCO deklaroi se qyteti i vjetër i Heyron, kryeqyteti i parë i Mbretit David dhe shtëpia e varreve të patriarkëve biblikë të Izraelit do të konsiderohej si një vend palestinez.
Vitin e kaluar, UNESCO kaloi një rezolutë që deklaronte se Izraeli nuk ka asnjë të drejtë mbi Jerusalemin dhe e përshkroi “Malin e Tempullit” dhe Qytetin e Vjetër të Jerusalemi si vend i shenjtë mysliman.
Zyra e Kryeministrit Netanyahu bëri të ditur se diplomatët izraelitë po përgatisin largimin e Izraelit nga UNESCO.
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, lavdëroi vendimin e administratës Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga organizata përgjegjëse e Kombeve të Bashkuara, për një numër rezolutash të nivelit të lartë kundër Izraelit gjatë viteve të fundit. (d.f/IzraeliSot)