
Netanyahu përshendet Presidentin Trump për vendimin kundër Iranit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, përshendeti Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për “vendimin e tij kurajoz” pas refuzimit për të certifikuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.
“Unë përshendes Presidentin Trump për vendimin e tij kurajoz. Ai dukshëm kundërshtoi regjimin terrorist të Iranit”, tha Netanyahu në një videomesazh në gjuhën angleze.
“Nëse marrëveshja me Iranin do të lihej e pandryshuar, për një gjë do të ishim të sigurt. Brenda pak viteve, regjimi më terrorist i botës do të ketë një arsenal të lendëve bërthamore dhe ky është një rrezik i jashtëzakonshëm për të ardhmen e përbashkët”, tha Netanyahu. (d.f/IzraeliSot)