
Ambasadori Canaj pret drejtuesit e fondacionit “Raoul Walleberg”

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, priti dhe zhvilloi një bisedë frytdhënese me bashkethemeluesin e Fondacionit “Raoul Wallenberg” me qendër në Nju Jork, Baruch Tenenbaum dhe Zv.Presidentin, Daniel Rainer.
Takimi u fokusua në projektin e këtij fondacioni për të certifikuar Shqipërinë si “House of Life”, në shenjë respekti për kontributin e popullit shqiptar në shpetimin e hebrenjve gjatë Luftes së Dytë Botërore. Po kështu, për të rikonstruktuar shtepitë dhe banesat ku u strehuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.
Drejtuesit e Fondacionit shprehën gadishmerinë të kontribuojne financiarisht për ndertimin e një Memoriali në kryeqytetin e Shqipërisë, kushtuar këtij “akti sublim dhe unik” të popullit shqiptar