Instituti Weizmann, i gjashti në Botë për inovacione
Instituti Weizmannn, i gjashti në Botë për inovacione. Instituti Wizemann i Rehovot pozicionohet në vendin e gjashtë të klasifikimit të përgjithshëm i hartuar nga “Nature”.
Indeksi analizon cilësinë e kërkimit dhe ndikimin e gjerë në shpikje. Universiteti i kërkimit shkencor izraelit ishte i vetmi institucion jo-amerikan që u rendit në 15 vendet e para në listën e 200 universiteteve.
Instituti i Kërkimeve “Scripps” renditet i pari, i ndjekur nga Universiteti i Rockefeller, Instituti i Teknologjisë i Massachusetts, Universiteti i Massachusetts Medical School, dhe Universiteti i Texas Southëestern Medical Center.
Profesor Daniel Zajfman – presidenti i Weizmann – tha në një deklaratë:
“Niveli ynë i lartë në këtë indeks pasqyron filozofinë tonë udhëzuese që tregon se sa e rëndësishme është për ne të “prodhojmë” shkencëtarë të cilët janë ndër më të mirat në botë dhe sa e rëndësishme është t’i lejojmë ata të ndjekin kuriozitetin e tyre. Kjo është ajo që përfundimisht sjell aplikime të reja dhe inovative që formojnë të ardhmen”