Ministri i Mbrojtjes, Liberman: Nuk do ta lejojmë Iranin t’i afrohet kufirit tonë
Ministri i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, u takua të enjten me homologun e tij amerikan, Sekretarin e Mbrojtjes, Xhejm Matis. Pas takimit, Liberman, iu referua kërcënimi që vjen nga Irani dhe regjimi i Asadit.
“Bota Perëndimore, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, përballet me sfida të mëdha në Lindjen e Mesme, së pari dhe para së gjithash me vazhdimin dhe përpjekjet për ekspansionin e rrezikshëm të Iranit në rajon dhe në Siri”, tha ministri izraelit i Mbrojtes.
“Irani është burimi më i rrezikshëm dhe më i madh i terrorit në botë, dhe Garda Revolucionare është organizata më e madhe dhe më e rrezikshme në botë”, tha Liberman.
Lieberman shtoi se “Irani synon ta kthejë Sirinë në një front bazë përballë Izraelit, gjithashtu në lartësitë e Golanit dhe po punon për krijimin e bazave ajrore dhe detare në tokën siriane dhe për të infiltruar dhjetëra mijëra luftëtarë nga milicitë shiite. Interesat tona në çdo mënyrë që ne e shohim të arsyeshme, dhe në përputhje me linjat tona të kuqe, me vendosmëri dhe diskrecion”.
Duke komentuar ngjarjet në kufirin sirian, ministri i mbrojtjes tha: “Çdo shkelje e sovranitetit të shtetit të Izraelit do të përballet me një përgjigje të vendosur, ashtu si IDF (Ushtria Izraelite) veproi pak kohë më parë kur sulmoi në Siri si rezultat i rrjedhjes së raketave në Lartësitë e Golan më parë sot. Ne e shohim regjimin e Asadit si përgjegjës për gjithçka që po ndodh në territorin e saj dhe unë sugjeroj që ne të mos e provojmë durimin tonë dhe linjat tona të kuqe. Nuk kemi ndërmend të injorojmë çdo përpjekje për të shkelur paqen dhe për të dëmtuar sigurinë e qytetarëve izraelitë, siç ndodhi këtë mëngjes në veri”.
Gjatë takimit të përbashkët, Lieberman dhe Matiss diskutuan midis të tjerash çështje strategjike rajonale dhe më vonë për përforcimin bashkëpunimin e sigurisë dhe të inteligjencës midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. “Gjenerali Matiss, ti je një mik i vërtetë i shtetit të Izraelit dhe marrëdhëniet me ju janë një shembull i marrëdhënieve tona të thella me administratën amerikane në përgjithësi dhe unë do të doja të falënderoja Presidentin Trump për fjalimin e tij të guximshëm dhe moral mbi Iranin”, i tha Lieberman kolegut të tij.