Shpëtoi mbi 1200 hebrenj, diplomati kilian “Fisnik midis Kombeve”
Një diplomat kilian u nderua me titullin “Fisnik midis Kombeve”, për shpëtimin e më shumë se 1200 hebrenjve gjatë Holokaustit.
Samuel del Campo, i cili shërbeu si atashe tregtar në ambasadën e Kilit në Bukuresht, Rumani, u nderua të dielën në Memorialin e Holokaustit të muzeut Yad Vashem në Jerusalem.
Ishte një i afërm i Del Campo që mori medaljen dhe certifikatën e nderit nga zyrtarët e Yad Vashem gjatë një ceremonie.
Del Campo filloi të lëshojë pasaporta kiliane për hebrenjtë me kombësi polake në tetor të vitit 1941, kur një geto u themelua në qytetin e Czernowitz.
Bazuar në të dhënat e Këshillit të Ministrave të Rumanisë, rreth 1200 hebrenj morën pasaporta kiliane. Samuel del Campo vdiq në Paris në vitet 1960.
Ai është një nga dy kilianët që kanë marrë titullin “Fisnik midis Kombëve” nga Yad Vashem. (Izraelisot.com)