Nga Izraeli në Itali për të rishpikur rolin e teknologjisë
Revolucioni dixhital po ndryshon botën, duke ndikuar shumë në agjendën globale dhe në vitet e ardhshme do të jetë gjithnjë një instrument në rritje.
Izraeli, “Startup Nation” është një rast historik, nisur edhe nga fakti që relativisht në pak vite ka arritur të arrijë rezultate të jashtëzakonshme dhe tani me formulën Silicon Wadi është konkurrentja e të famshmes Silicon Valley. Nëse shohim hartën e Mapme, një startup i krijuar në vitin 2013 nga 19-vjeçari Ben Lang, shikohet përqendrimi i jashtëzakonshëm i kompanive: rreth 5000, në trekëndëshin Tel Aviv, Haifa, Caesarea, 31 inkubatorë dhe më shumë se 20 akselatorë.
Folëm për këtë edhe në konferencën e organizuar nga Universiteti i Palermos, mbi Ekosistemin e Inovacionit dhe Sipëermarrjen teknololigjike në Izrael, e cila na dha një shans për të bërë një reflektim për politikat e sipërmarrjes në Itali dhe Jug.
Të ftuari e Universitetit të Palermos dhe inkubatori i tij, Arca, janë figura interesante për të hyrë në botën e ekonomisë së re: Rafi Nave është drejtor i Qendrës Bronica në Universitetin “Technion” në Haifa, i lindur me mbështetjen e Dina dhe Yehuda Bronicki për të pasuruar kulturën sipërmarrëse. Vërejmë se që nga themelimi i saj në vitin 1958, synimi i këtij universiteti ishte të zhvillonte njohuritë shkencore dhe aftësitë menaxhuese.
Gjatë viteve ai ka përmirësuar performancën e tij në fusha të ndryshme, përfshirë humanizmin dhe marketingun, të mbështetur gjithmonë nga një edukim shkencor i fuqishëm me dëshirën për të qenë pionierë në kërkime dhe edukim përmes mësimit më të mirë të mundshëm. Dhe, mbi të gjitha, arsimi në shkencë dhe sipërmarrje që është bërë edhe përmes përgatitjes për dështimet.
Shkurtimisht, ideja e mirë, aftësitë për ta realizuar atë dhe vetëbesimi janë baza e vlerave të përbashkëta me Universitetin dhe me shtetin, nuk është e rastësishme që motoja e “Technion”-it është “Dream it, Do it” (“Ëndërroje, Bëje atë”). Nxitje e bukur nga një universitet shkencor.
Në Izrael, çdo vit lindin 1400 kompani dhe rreth 800 në të njëjtën periudhë kohore mbyllin dyert. Ekziston, megjithatë, prania e shtetit për të garantuar investimet, që do të thotë se dështimi i çdo startup të vetëm ka një ndikim pozitiv në të gjithë sistemin: nëse një kompani inovative e re mbyllet, forca e saj e punës vazhdon biznesin e saj në startup të tjera, duke sjellë aftësi dhe duke gjeneruar vlera të reja për të gjithë.
Për këtë foli Anya Eldan, zëvendëspresidente e Autoritetit të Inovacionit të Izraelit, që deri pak kohë më parë quhej Zyra e Shkencës. Ky ishte një organizëm i Ministrisë izraelite të Ekonomisë, e cila për 45 vjet ka bërë të mundur që vendi të shndërrohet nga “Startup Nation”, një ekosistem i inovacionit.
Pika interesante, dhe kjo na intereson, është se Autoriteti i Pavarur mbështetet nga qeveria, por vepron si një kompani private me një administrator të deleguar dhe administrator tjetër që menaxhon fondet e Ministrisë së Ekonomisë për të investuar në kërkimin dhe zhvillimin. Aktualisht, ky investim i madh ka prodhuar teknologji të lartë, me 8% të fuqisë punëtore industriale të punësuar, 13% të Prodhimit Bruto të Përgjishëm kombëtar.
Sigurisht, vullneti për të ndërtuar një ekosistem rajonal është i fortë, kompetent dhe përdor mjetet e internacionalizimit në dispozicion, por ne jemi ballafaquar me një mungesë të gjerë të sipërmarrjes, një rrjeti territorial të pa strukturuar dhe mbi të gjitha pak kapital publik dhe privat që investojnë fantazi dhe vizion të gjerë në kohë.
Kjo, pavarësisht se Sicilia është, për shembull, një minierë kulturore dhe turistike, një industri që ka nevojë për teknologji të avancuar, siguri dhe mbështetje për difuzionin. Le të mos harrojmë përparësinë e madhe që ofron teknologjia në këtë zonë dhe në një territor që tradicionalisht ankohet për një izolim të caktuar: aftësinë për të ofruar produkte, ato turistike, të barabarta me blloqet e fillimit me çdo vend tjetër. Aty ku nuk mundëm të arrinim më parë, nuk ishim të dukshëm, tani kemi mundësinë të konkurrojmë me këdo, atëherë duhet të kemi infrastruktura që nuk i tradhtojnë pritjet.
Bota po ndryshon, shpejt dhe dramatikisht. Një pafundësi e të dhënave të reja, teknologji të reja, që krijojnë konfuzion, si dalje, ashtu dhe në hyrje. Përditë ne jemi të ballafaquar me këtë fenomen, sepse në historinë e teknologjisë nuk kemi pasur kurrë një cilësi, sasi dhe porositet të tillë të materialit që do të dominojmë dhe studiojmë. Ky hap themelor, i cili është kufiri i ardhshëm i hulumtimit të informacionit teknologjik, përballet me shfaqjen e domosdoshme të kuptimit se si të merren me mbledhjen e të dhënave reale të botës, kontrollin dhe analizimin e tyre shkencërisht.
Mund të imagjinojmë një gamë të gjerë të ndërhyrjeve të mundshme për të rinovuar një pakt të përbashkët midis shtetit dhe qytetarëve, siç janë rekordi klinik me provimet, variacionet, ekzaminimet e përgjithshme dhe kodin gjenetik që na ndjek të gjithë botën.
Por ae dinë institucionet se si t’i vënë pyetjet e duhura shkencës? A kemi probleme dhe kemi një vizion të komunitetit që do të na lejojë të bëjmë pyetje të përshtatshme për teknologjinë?
Ne jetojmë në paradoksin e disponueshmërisë maksimale të të dhënave dhe kemi mundësinë të marrim pjesë në reinventimin e rolit të teknologjisë, do të ishte një turp për të humbur këtë tren.
Marrë nga Huffingtonpost.it