1.5 mln dollarë për një shënim të Ajnshtajnit për jetën e lumtur
Një shënim i shkruar nga Albert Ajnshtajni, për një postier në Tokio, ku ai përcaktonte teorinë e tij se çfarë duhej që të kishe një jetë të lumtur, u shit për 1.56 milionë dollarë në një ankand të zhvilluar në Jeruzalem.
“Ishte një rekord i të gjitha kohërave në Izrael për shitjen e një dokumenti,” tha zëdhënësi i fituesit, Meni Chadad.
Ofertuesit e ankandit parashikonin që të çmimin që mund të paguhej për shënimin të shkonte deri në 8000 dollarë.
Shënimi, i lënë në Hotel Imperial në Tokio, i shkruar gjermanisht, thoshte: “një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë gëzim sesa një ndjekje e suksesit të lidhur me trazira të vazhdueshme”.
Mendohet se Ajnshtajni nuk kishte para për t’i lënë një bakshish dhe i dha atij shënimin në vend të parave, shkruan portali izraelit, Globes.co.il.
Blerësi ishte një evropian i cili dëshironte të mbetet anonim dhe përfituesi është Universiteti Hebraik i Jerusalemit, i cili po trashëgon nga koleksioni i gjerë i dokumenteve të Ajnashtajnit.
Në të njëjtën ankand, një tjetër shënim që thotë: “Ku ka një vullnet ka një mënyrë për të bërë gjërat“, u ble për 250,000 dollarë, ndërsa dy letra të tjera të shkruara nga Ajnshtajni u shitën me një vlerë prej 43,200 dollarë.
Në muajin qershor, letrat e shkruara nga Ajnshtajni për Perëndinë, Izraelin dhe fizikën u shitën afërsisht 210,000 dollarë në një ankand në Jerusalem. (Izraeli Sot)