Çiklizëm, Xhiroja e Italisë: Izraeli fton Papa Françeskun për startin
Turi çiklistik i famshëm ndërkombëtar, Xhiro e Italisë do të nisë nga Jerusalemi dhe kjo të jetë hera e parë që gara do të nisë jashtë kufijve europianë, për të festuar kështu 70-vjetorin e krijimit të Shtetit të Izraelit.
Zhvillimi i dytë i bukur ka të bëjë me faktin se, për t’i dhënë jetë garës, është ftuar vetë Papa Françesku. Lajmin e dha portali hebraik në gjuhën italiane, Moked.it.
Një mesazhi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu – shkruan Moked – i është dërguar Papa Françeskut, përmes Sylvan Adams, presidentit të nderit të komitetit të “Nisjes së Madhe të Izraelit”, që ka në kujdestari startin e Xhiros së Jerusalemit, më 4 maj 2018. Adams e ka ftuar zyrtarisht Papa Françeskun për të dhënë sinjalin e fillimit të garës.