Sistemi mbrojtës raketor izraelit merr çmim ndërkombëtar
Krijesa e fundit e Izraelit më fushën e teknologjisë së mbrojtes, atë të sistemit armëve mbrojtës me anë të raketave, David Sling Weapons System, mori çmimin ndërkombëtar “The Technology Pioneer Award” për inovacionin teknologjik në Konferencën Ndërkombëtare të Raketave të Mbrojtjes Balistike 2017 (2017 Multinational Ballistic Missile Defense) që u zhvillua në Boston të Shteteve të Bashkuara.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Izraelit.
“Kapacitetet e shkëlqyera të ‘David Sling Defense System’ (DSWS) janë sinjifikative në botën e teknologjinë e interceptimeve. Në çdo test që është bërë ka dhënë rezultate befasuese. Ai është një komponent i rëndësishëm në aftësitë operacionale për të mbrojtur vendin nga sulmet me raketa nga vendet e rajonit”, tha Moshe Patel, drejtori i Organizatës Izralite të Mbrojtjes me Raketa.
Sistemi i ri mbrojtës me raketa mund të kapë e të shkatërrojë në ajër një shumëllojshmëri raketash. Ai shtë prodhuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe konsiderohet si një nga sistemet mbrojtëse më të avancuara në botë.