Innoviz Technologies grumbullon në një vit 82 milionë dollarë
Kompania izraelite e sensorëve të makinave, Innoviz Technologies, bëri të ditur se ka arritur të sigurojë edhe një shtesë prej 8 milionë dollarë si pjesë e raundit të financimit të Serisë B të shpallur në muajin shtator.
Investitorët e rinj janë Samsung Catalyst dhe Softbank Ventures Korea. Kjo e çon raundin e financimit të Serisë B në 73 milionë dollarë dhe kapitalin e përgjithshëm të ngritur nga kompania me qendër në Kfar Saba në 82 milionë dollarë.
Investitorët e mëparsshëm përfshinin furnitorët Delphi Automotive PLC dhe Magna International dhe gjithashtu 360 Capital Partners, Glory Ventures, Naver, Zohar Zisapel, Vertex Venture Capital, Magma Venture Partners, Amiti Ventures dhe Delek Motors.
Innoviz u themelua në vitin 2016 nga CEO, Omer David Keilaf, oficer i biznesit Oren Rosenzëeig, shefi i operacioneve teknlogjike Amit Steinberg, ai kërkimit dhe zhvillimit, Oren Buskila and Zohar Zisapel.
Innoviz ofron shpërndarës tekologjik LiDAR (Light Detection and Ranging – Zbulimin e drejtimit të ndricimit dhe modifikimit), që u lejon makinave të kenë kapacitete ndjeshmërie edhe kur ato përballen me diirekt me ndriçimin e diellit, apo në kushte të ndryshme ndriçimi.