Filmi izraelit “Beneath the Silence” fiton çmimin “Best European Feature Film” në TIFF Tirana
Filmi izraelit “Beneath the Silence” fitoi çmimin “Best European Feature Film” në edicionin e 15-të të Tirana International Film Festival 2017 (TIFF), që u mbajt në kryeqytetin shqiptar nga datat 3-11 nëntor 2017.
Filmi ‘Beneath the Silence’ është drejtuar nga regjisorët Erez Mizrahi dhe Sahar Shavit dhe është i vitit 2016. “Një film mbresëlenës dhe shumë tronditës. Realiteti dramatik pasojë e konflikteve që vazhdojnë të cënojnë kontinentin tonë”, shkruante juria e festivalit në lidhje me tematikën që trajtonte filmi izraelit.
Në TIFF ishin të pranishëm këtë vit nëntë filma izraelitë të gjinive të ndryshme.
Dokumentari “The wonderful Kingdom of Papa Alaev” i regjisorëve T.Barda dhe N.Pichas; filmat e shkurtër “Shmama” nga Miki Polonski; “Bitter” nga Danielle Shvalboym”, ishin disa nga filmat e tjerë izraelitë në TIFF 2017.
Filmi më i mirë u shpall “Glory” i regjisorëve Kristina Grozeva and PetarValchanov, një prodhim bullgaro-grek.
Në edicionin e 15-të të TIFF morën pjesë filma nga Shqipëria, Kosova, Izraeli, Bullgaria, Greqia, Gjermania, Italia, Maqedonia, Mali i ZI, Suedia Meksika, Zvicra, Siria, etj.