
Java e filmit izraelit në Kosovë. Merr pjesë ambasadorja Fisher-Kam

Bashkësia Hebreje – Bet Israel Kosova në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Beograd do të organizojnë në Prishtinë “Javën e filmit izraelit”.
Java e filmit izraelit në Kosovë do të fillojë me shfaqjen e filmit dokumentar “Ben Gurion” nga regjisori Yariv Mozer, kushtuar liderit historik të Izraelit modern, David Ben Gurion.
E ftuara e nderit do të jetë ambasadorja e Izraelit në Beograd dhe jorezidente në Kosovë, zonja Alona Fisher-Kam.
Aktiviteti do të zhvillohet, më 16 nëntor, duke filluar nga ora 19:00 në Kino ABC. Hyrja do të jetë falas.