Izraeli në edicionin e 20-të të Panairit të Librit në Tiranë
Ambasada e Izraelit, ashtu si edhe vitin e kaluar, është e pranishme në edicionin e 20-të të Panairit të Librit, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke krijuar tashmë traditën e prezantimit të kulturës dhe letërsisë të Izraelit në Shqipëri.
Me një konceptim modern, ku mbizotërojnë ngjyrat dinamike dhe sfond me pamjet magjike nga Izraeli, vizitorët patën rastin të njihen me një sërë botimesh promovuese të një prej vendeve lider në botë në ekonomi dhe teknologji dhe që shpenzon shuma të konsiderueshme për promovimin e kulturës.
Pesë ditët e Panairit (15-19 tetor) ishin një mundësi e mirë për vizitorët e shumtë, sidomos të rinj, të stendës të Ambasadës së Izraelit të njihen përmes videove të ndryshme, për mundësitë që ofron Shteti i Izraelit në turizëm, por edhe në disa prej universiteteve më të famshëm të tij.