
Aktivitete në Izrael me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Çlirimit të Shqipërisë
Merr pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj. Hapet ekspozita “Hebrenjtë dhe Shqipëria në vite”

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, mori pjesë në disa aktivitete me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Çlirimit bashkërisht me komunitetin shqiptaro– hebre në Izrael.
“Sot, në datën 25 nëntor 2017, organizuam disa aktivitete me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Çlirimit bashkërisht me komunitetin shqiptaro – hebre. Aktivitetet nisën me pritjen zyrtare, çeljen e ekspozitës “Hebrenjtë dhe Shqipëria në vite”, si dhe Ditën e Kulinarisë Shqiptare.”, shkruhet në adresën zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Izrael në rrjetin social Twitter.