SHBA njeh Jeruzalemin, si kryeqytetin e Izraelit. Netanyahu: Ëndrra u bë realitet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shpalli sot në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë se Amerika njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se shumë shpejt do të nisë edhe procedura e zhvendosjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e vlerësoi vendimin e Trump, duke thënë: “Vendimi i Presidentit është një hap i rëndësishëm drejt paqes, sepse nuk ka paqe që nuk përfshin Jerusalemin si kryeqytetin e Shtetit të Izraelit.
“Unë ndaj angazhimin e Presidentit Trump për avancimin e paqes midis Izraelit dhe të gjithë fqinjëve tanë, duke përfshirë palestinezët. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me Presidentin dhe ekipin e tij për ta bërë atë ëndërr të paqes të vërtetë”, citohet Netanjahu nga gazeta izraelite “Haaretz”.
“Unë i bëj thirrje të gjitha vendeve që kërkojnë paqe për t’u bashkuar me Shtetet e Bashkuara në njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit dhe për të lëvizur ambasadat e tyre këtu”, shtoi kryeministri izraelit.