Ambasadori Rodkin: Jeruzalemi është mbi 3000 vjet kryeqytet i Izraelit. Shqipëria ta çojë ambasadën atje
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit u mirëprit në Shtetin e Izraelit.
“Është një vendim historik i Presidentit Trump, por me lejoni të nënvizoj që Jeruzalemi ka qenë kryeqytetit i kombit hebre për mbi 3000 vjet. Por gjithsesi është një vendim historik, sepse aleati ynë më i madh SHBA, vendosi që ta njoh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe të zhvendos atje Ambasadën dhe i jemi shumë mirënjohës për këtë. Mendoje që kjo gjë do ndihmojë në zgjidhjen e situatës, sepse çdo zgjidhje paqësore, çdo marrëveshje që do të arrijmë me fqinjët tanë, Jeruzalemi do të mbetet kryeqytetit i shtetit të Izraelit”, tha për televizionin Top Channe, Boaz Rodkin, ambasador i Izraelit në Tiranë.
“Unë besoj që ky vendim i SHBA është një thirrje edhe për Shqipërinë, siç është dhe për të gjithë vendet e Europës, ku i thuhet që ambasada jonë është në kryeqytetin e këtij shtetit dhe besojmë që të gjitha ambasadat duhet të jenë në kryeqytetin e Izraelit”, thotë ambasadori i Izraelit në Tiranë.