Festimi i Hanukah në Kryeministrinë e Shqipërisë, Rama pret Kryerabinin e Europës
Për herë të parë, Presidenti i Konferenca Europiane të Rabinëve, Kryerabini Pinchas Goldschmidt udhëhoqi një delegacion për t’u takuar me Kryeministrin e Shqipërië, Edi Rama, në një ceremoni për ndezjen e qirinjve për festën hebraike “Hanukah” në selinë e qeverisë shqiptare.
Në delegacion ishin edhe Geront Kureta, Presidenti i Komunitetit Hebraik në Shqipëri, zëvendëspresidenti i Konferencës Europiane të Rabinëve, Bart Van de Kamp si dhe anëtarët e Këshillit, Joelle Aflalo dhe Ilja Gorelik.
Gjatë Holakaustit, Shqipëria u ofroi strehë dhe ushqim një numri refugjatësh hebrenj nga Gjermania, Austria, Kroacia dhe Serbia. Popullsia shqiptare, madje edhe forcat pushtuese italiane të vendit tonë, kishin simpati për hebrenjtë dhe si rezultat, i gjithë komuniteti hebre shpëtoi.
Shqipëria është një nga vendet e paktë në Europës, që kishte më shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore se në vitin 1939. Aktualisht, popullsia me origjinë hebreje numëron rreth 100 veta dhe kryesisht të vendosur në Tiranë.
Duke komentuar takimin, Rabini Goldschmid tha: “Ky është një takim historik për komunitetin hebre, jo vetëm këtu në Shqipëri, por në mbarë Europën.
Rëndësia e një komuniteti nuk përcaktohet gjithmonë nga madhësia e tij, s’ka rëndësi sesa hebrenj janë, por është e rëndësishme që ata mbështeten nga Qeveria e vendit të tyre. Ne jemi mirënjohës ndaj Kryeministrit dhe ekipit të tij për mikpritjen që tregoi.
Kryeministri Rama ka qenë mbështetës i komunitetit hebre gjatë gjithë kohës dhe në presim që fuqizimi i marrëdhënieve tona të ecë akoma më përpara”.
Marrë nga Israelnationalnews.com