Kryeministri Netanyahu në Top 10 e njerëzve që amerikanët admirojnë më shumë
Për të dytin vit me radhë, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është përfshirë në listën e 10 personave më të admiruar në botë, shkruan gazeta izraelite “Israel Ha’yom”, që i referohet nga ana e saj, rezultateve të sondazhit të organizuar nga Gallup.
Lideri izraelit ndodhet në vendin e nëntë, ndërsa ai shihet nga amerikanët si një udhëheqës i fuqishëm.
Me gjithë fitoren surprizë nga ana e Presidentit i SHBA-ve, Donald Tramp, mashkulli dhe femra më e admiruar nga amerikanët për vitin 2017 janë ish-kundërshtarët e tij politikë: ish-presidenti Barak Obama dhe kandidatja për presidente, Hillari Klinton.
Obama admirohet nga 17% e pjesëmarrësve në sondazh, ndërsa Trump nga 14%, ndërkohë që për femrat, Klinton la pas ish-Zonjën e Parë të SHBA-ve, Mishelë Obama 9% me 7%.
Pas Tramp dhe Obamës, pjesa tjetër e Top-10 për meshkuj përfshin Papa Françeskun, evangjelistin e njohur, Billi Graham, senatorin Xhon MekKein, shefi i Tesla Motor Elon Musk, senatorin Bernie Sanders, biznesmenin Bill Gejt, Netanyahun, zëvendëspresidentin amerikan, Majk Pens, Dalai Lamën dhe shefin e Amazon, Xhef Bezos