Iranianët i shprehin mirënjohje ndaj Netanjahut për mbështetjen e tij për protestat
Nga Erez Linn
Videomesazhi në Facebook i kryeministrit Benjamin Netanjahu, që dëshironte fat për popullin iranian në luftën e tyre për liri, u prit pozitivisht në faqet e medieve sociale.
Madje duket se një numër i madh komentesh ishin nga iranianët.
Një komentues shkroi: “Faleminderit për mbështetjen tuaj. Është një turp që shumë të tjerë po qëndrojnë në heshtje”.
Një komentues tjetër shkroi: “Rroftë Izraeli”. Ndërsa një tjetër shkroi në Farsi: “Unë lutem që një ditë do të ketë fluturime direkt midis Jeruzalemit dhe Teheranit”.
Të tjerë kërkuan Netanyahu të ofrojë më shumë se fjalë dhe të tregojë “mbështetje gjithëpërfshirëse dhe të unifikuar për qytetarët e Iranit”.
“Njerëzit e mrekullueshëm që jetojnë në Iran dhe në Izrael kanë qenë miq të ngushtë që nga fillimet e historisë, por kohët e fundit ekstremistët islamikë kanë mbytur vendin tonë të bukur”, shkruante një komentues tjetër. “Ju lutem bëni dallimin midis njerëzve dhe qeverisë në Iran, ashtu siç bëjmë ne tani”.
Një tjetër shkroi: “Dy kombet e Iranit dhe Izraelit janë vëllezër, dhe pas fitores duhet të hapim një ambasadë iraniane në Tel Aviv”.
Disa komentues i bënë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale që të sjellë para drejtësisë udhëheqësin suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei.
Marrë nga Israelhayom.com
http://www.israelhayom.com/2018/01/03/iranians-express-gratitude-for-netanyahus-support-of-protests/
(e.c/Izraelisot)