Izraeli, 7 miliardë dollarë nga industria e diamanteve. “Diamond Tower”, me 32 kate
“Një diamant është përgjithmonë”, kështu deklaronte në reklamat e saj në fund të viteve 1940 korporata ndërkombëtare e diamanteve “De Beers”.
Ian Fleming, autori i romaneve të Xhejms Bond e përshtati sloganin tek një nga romanet për të, “Diamantet janë përgjithmonë”, në vitet 1950.
Industria e diamanteve në Izrael është aktor kryesor në botë në prodhimin e diamanteve të prerë për shitje. Tashmë në Izrael mund të shesësh diamante edhe përmes platformave online.
Prerja e diamanteve ësshtë një traditë për hebrenjtë me shekuj histori. Në shekullin e 15-të, përpunuesi i diamanteve, hebreu Lodeëyk van Berken shpiku rrotën lëmuese të diamanteve shpikje teknologjike që revolucionarizoi industrinë në atë kohë.
Izraeli është një nga tre qendrat më të mëdha në botë për diamantet, së bashku me Belgjikën dhe Indinë.
Eksportet për vitin 2017 arrijnë në 7 miliardë dollarë, ku destinacioni kryesor janë Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu.
Industria e diamanteve është e vendosur në “Diamond District”, në Ramat Gan, në distriktin e Tel Avivit.
Kulla “Diamond Tower” është qendra tregtare më e madhe në botë për shitjen diamanteve ku mund të akomodohen deri në 1000 njerëz. Ndërtesa është me 32 kate, ndërkohë që 20 katet e para shërbejnë vetëm për shitjen diamanteve.