Lajmi i gëzuar, së shpejti fluturime direkt nga Izraeli drejt Shqipërisë!
Vjen lajmi i gëzuar!
Së shpejti fluturime direkt nga Izraeli drejt Shqipërisë.
Është Ambasada e Shqipërisë në “vendin e shenjtë” ajo që e bën të ditur lajmin, përmes një njoftimin në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
“Shqipëri-Izrael: Forcojmë bashkëpunimin ekonomik. Shpejt nisje e fluturimeve direkt”, shkruhet në postimin e ambasadës, të shoqëruar edhe me fotot e rastit me praninë e ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.
Do të jetë një nga kompanitë më të mëdha ajrore izraelite “Israir” ajo që do realizojë projektin e shumëpritur për vendosjen e linjës charter Tel Aviv-Tiranë.
“Israir” ka për qëllim të realizoje dy fluturime javore në kryeqytetin e Shqipërisë.