Një pllakë bronzi në rrugët e Milanos, për të kujtuar hebrenjtë viktimë të Holokaustit
Një pllakë bronzi në rrugët e Milanos, Itali, për të kujtuar emrat e hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit nazist, për hebrenjtë që nuk kanë një varr, shkruan gazeta italiane “Corriere della Sera”.
Është kjo iniciativa e Liliana Segre, 87 vjeçe, e mbijetuar e kampit të Aushvicit, atje edhe ku i vdiqën prindërit dhe gjyshërit.
Segre është presidente e Komitetit të krijuar në Milano, për të realizuar iniciativën e lindur nga artisti Gunter Demnig në Gjermani në vitin 1995.
Do të jenë për momentin 26 pllaka bronzi në kujtim të hebrenjve, në të cilat shkruhet emri, ku janë lindur dhe vdekur hebrenjtë.