Ambasadori amerikan me orgjinë hebreje në Tiranë, botohet libri për historinë e tij
Një libër i ri i botuar kohët e fundit në Shqipëri për herë të parë flet hollësisht për një hebre të shquar amerikan, të quajtur Herman Bernstein, që shërbeu si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Mbretërinë e Zogut nga viti 1930 deri në 1933.
Autori i librit, Mal Berisha, i tha kolegut tonë Ilir Ikonomi se ka qëmtuar në shumë biblioteka dhe në disa arkiva për të hedhur dritë mbi jetën e Bernsteinit, i cili ashtu si shumë personalitete të huaja që kanë jetuar një farë kohe mes shqiptarëve, u shndërrua në mik të përhershëm të tyre.
Zoti Berisha foli për Zërin e Amerikës nga studioja jonë në Nju Jork.
Libri Herman Berstein nga Mal Berisha
Një libër i ri i botuar kohët e fundit në Shqipëri për herë të parë flet hollësisht për një hebre të shquar amerikan, të quajtur Herman Bernstein, që shërbeu si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Mbretërinë e Zogut nga viti 1930 deri në 1933. Autori i librit, Mal Berisha, i tha kolegut tonë Ilir Ikonomi se ka qëmtuar në shumë biblioteka dhe në disa arkiva për të hedhur dritë mbi jetën e Bernsteinit, i cili ashtu si shumë personalitete të huaja që kanë jetuar një farë kohe mes shqiptarëve, u shndërrua në mik të përhershëm të tyre. Zoti Berisha foli për Zërin e Amerikës nga studioja jonë në Nju Jork
Publié par VOA – Zëri i Amerikës sur vendredi 12 Janvier 2018