Netanyahu, vizitë në Indi i shoqëruar nga 130 biznesmenë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nisi vizitën gjashtëditore në Indi, me rastin e 25 vjetorit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ai shoqërohet nga rreth 130 biznesmenë, të cilët përfaqësojnë rreth 100 kompani në sigurinë kibernetike, ushtarake, ujin, energjinë, bujqësinë, shëndetësinë dhe industrinë.
“Mirë se vini në Indi, miku im Kryeministri Netanyahu. Vizita juaj në Indi është historike dhe speciale. Do të çimentojë më tej miqësinë e ngushtë midis dy kombeve tona.@IsraeliPM #ShalomNamaste”, ishte mesazhi i Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi.
Netanyahu do të takohet edhe me komunitetin hebraik në Indi.