Keni dëgjuar për motorin e kërkimeve “Pipl”, gërmon më thellë se Google
Të gjithë ne e përdorim Google, për të kërkuar informacionin e mundshëm që kemi nevojë, por gjiganti teknologjik amerikan nuk mund të konkurrojë me motorin e kërkimit “Pipl”, për të gjetur njerëzit.
Aktualisht ka në databazën e saj mbi 3 miliardë profile.
“Pipl.com”, sipas themeluesit të saj, hebreut Matthew Hertz, “gërmon më thellë” dhe di si të gjejë njerëzit në internet, pasi merr në konsideratë një algoritëm më të sofistikuar.
Sipas portalit izraelit, “Globes”, nëse kërkoni me “Pipl”, ju mund të keni jo vëtëm portetin e personit të kërkuar, por edhe adresën e shtëpisë, telefonin, e-mailin, miqtë, madje edhe rekordet kriminale.
Së fundi, “Pipl”, ka marrë një fond prej 19 milionë dollarësh nga IGP (Israel Groëth Partners).
“Pipl” përdoret nga më shumë se 200 milionë website në botë, përfshirë gjigantë të tillë si, Microsoft, IBM, Walmart, eBay, Twitter, BBC, and Oracle.
“Pipl” është krijuar në vitin 2005 nga tre individë dhe tani ka 75 punonjës dhe planifikon të ketë 1000 brenda dy vjetësh.