Shërbimi i inteligjencës së Mossad, një nga më efikasët në botë, ofroi informata tepër të vlefshme e që çuan në shtëpitë e spiunëve të dyshuar iranianë në të gjithë Gjermaninë.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesit shtetëror izraelit Kan.
Orë më parë, autoritetet gjermane thanë se po kryenin kërkime në të gjithë vendin në lidhje me dhjetë spiunë të dyshuar iranianë, me një raport duke thënë se ata ishin anëtarë të një forcë ushtarake elitare që kishte ndjekur objektiva izraelite dhe hebreje.
Revista javore në gjuhën gjermane “FOCUS” bëri të ditur se ata ishin anëtarë të Forcës “al-Quds” , e cila është pjesë e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Spiunët e dyshuar kanë qenë duke monitoruar objektivat izraelite dhe hebreje, thuhet në shkrimin e revistës gjermane.
Sipas raportit të Kan, organizata e Al-Quds ishte përpjekur të rekrutonte shiitë jo-iraniane, kryesisht ato me shtetësi europiane, për të krijuar një celulë terroriste për të kryer sulme në të gjithë kontinentin.
Ambasadori i Izraelit në Gjermani, Jeremy Issacharoff, i tha “Kan” se “kjo çështje duhet të ngrejë një flamur të kuq jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Evropën”.
“Ka ardhur koha që gjermanët dhe evropianët të kuptojnë atë që është fshehur pas buzëqeshjes iraniane të muajve të fundit”, shtoi ambasadori.