23 miliarderët izraelitë, Eyal Ofer më i pasuri me 9,7 miliardë dollarë
Izraeli ka një numër të konsiderueshëm miliarderësh. Aktualisht janë 23 “billionaires” me pasaportë izralite, ndërkohë që në Izrael jetojnë 116 miliarderë, pasuria e kombinuar e të cilëve arrin së bashku në 168 miliardë USD, sipas revistës izraelite “The Marker”.
Po, cilët janë tre më të pasurit në Izrael?
Izraelisot.com sjell një profil të tyre, duke iu referuar revistës së njohur amerikane “Forbes”, e cila liston në “live” gjendjen e llogarisë së tyre.
1)-Eyal Ofer, 9,7 miliardë USD
Me një pasuri prej 9,7 miliardë dollarë , Eyal Ofer, mandati i pronave të patundshme dhe anijeve, renditet i 171-ti në botë. 67-vjeçari izraelit, i lindur në Haifa, ka zgjedhur të jetojë në Montekarlo. Ai e trashëgoi pjesë nga perandoria e anijeve të themelur nga babai i tij, Sammy Ofer (dikur izraeliti më i pasur) dhe e zgjeroi atë në mënyrë thelbësore. Ai është CEO i Ofer Global, me qendër në Monako, dhe president i Zodiak Group, që zotëron më shumë se 150 anije. Eyal ka formuar një fondacion “Eyal & Marilyn Ofer Family Foundation”, që i dhuroi 15 milionë dollarë për galerinë “Tate Modern” në Londër në vitin 2013. Eyal Ofer zotëron kompani ndërtimi në SHBA, Global Holdings.
2)-Shari Arison, 5,8 miliardë USD
Femra më e pasur në Izrael, Shari Arison, 60 vjeç, e trashëgoi pasurinë e saj nga babai i saj, Ted, i cili themeloi kompaninë e anijeve kroçere Carnival Crop. Shari Arison zotëron aksione në bankën izraelite, Bank Hapoalim dhe në kompannë që merret me infrastrukturën, Shikun & Binui Holdings. Ajo drejton fondacionin Ted Arison Family Foundation, e cila çdo vit kontribuon pa përfitim në shëndetsi, edukim, për personat me aftësi të kufizuar dhe kërkime. Ajo zotëron edhe uebsajtin Goodnet.org.
3)- Stef Wertheimer & family, 5.8 miliardë USD
Familja “mbretërore” izraelite porsa u përket financave, Wertheimer, është numri tre aktualisht. Stef Werthmeir është lindur në Gjermani, ai është një nga investitorët, industrialistët dhe filantropistët më të njohur në Izrael. Wertheimer është themeluesi i ISCAR LTd, një kompanie e prodhimit të pajisjeve të precizonit të lartë, ndërkohë që për të blerë të aksioneve të ISCAR, kompania Berkshire Hathaëay e Warren Buffet, njeriut të tretë më të pasur të botës, pagoi 6.05 miliardë dollarë në total.