Izraeli, në Top-10 për vendet më inovative në botë
Izraeli e ruajti pozicionin e tij si vendi i 10-të më inovativ në botë për vitin 2017, sipas klasifikimit vjetor të “Bloomberg Innovation Index”.
Nëse një vit më parë, shteti hebraik gjendej midis SHBA-ve (9) dhe Francës (11), këtë vit, Uashingtoni është jashtë Top-10.
Për të hartuar këtë listë, Bloomberg ka analizuar të dhënat e 200 vendeve të ndara në 7 nën-kategori.
Sipas Bloomberg, Koreja e Jugut është vendi më inovativ në botë, i ndjekur nga Suedia (2), Singapori (3), Gjermania (4), Zvicra (5), Japonia (6), Finlanda (7), Danimarka (8), Franca (9), Izraeli (10).